Duele në forta në 1/8 e Kupës së Kosovës

10 dhjetor 2025 | 13:05

Të mërkurën në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), është bërë tërheqja e shortit për 1/8 e finales të Kupës së Kosovës.

16 skuadra të Superligës dhe Ligës së Parë, synojnë që të kualifikohen në mesin e tetë më të mirave për raundin tjetër të kësaj gare, që ndryshe njihet si çerekfinale.

Shorti nuk është treguar i mëshirshëm pothuajse për asnjërën prej skuadrave që janë pjesë e 1/8 së finales, pasi ka nxjerrë duele të forta dhe interesante.

Prej përballjeve të Superligës, veçohen ndeshjet Prishtina – Ballkani dhe Llapi – Drita, skuadra këto që synojnë ta fitojnë këtë trofe.

Duelet tjera të skuadrave të Superligës, janë edhe Drenica – Ferizaj e Dukagjini – Prishtina e Re, ndërsa çiftet tjera të kësaj faze janë: Gjilani – Liria, Feronikeli ’74 – Dinamo, Vushtrria – Vëllaznimi dhe Trepça ’89 – Malisheva.

Këto ndeshje do të luhen vitin e ardhshëm, saktësisht në fillim të muajit shkurt.

May be an image of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë kur jemi në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare…