Luajti pas një viti si titullar, vjen reagimi i Edon Zhegrovës
11 dhjetor 2025
| 11:11
Edon Zhegrova ka startuar për herë të parë në një ndeshje me Juventusin.
Ylli kosovar e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen ndaj Pafos në Ligën e Kampionëve.
Juventusi ka fituar 2:0 ndaj Pafos, ndërkohë Edon Zhegrova ka luajtur pjesën e parë, për t’u zëvendësuar në të dytën.
Pas ndeshjes ka ardhur edhe reagimi i tij.
“Fitore e madhe. I falënderoj nga zemra krejt tifozët për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme. Kjo energji na dërgon gjithnjë e më larg. Deri në fund, Forza Juventus”, ka shkruar Zhegrova.



