Ka regjistruar fitime të jashtëzakonshme/ Sa është pasuria e Rita Orës?

12 dhjetor 2025 | 11:20

Këngëtarja e famshme, Rita Ora, ka mbyllur një nga vitet më të suksesshme të karrierës së saj. Ajo ka regjistruar fitime të jashtëzakonshme nga aktivitetet muzikore, televizive dhe marrëveshjet e shumta të marketingut.

Sipas llogarive të reja të kompanive të saj, Ora Live dhe Ora Multi Services, ylli i muzikës me origjinë shqiptare ka gjeneruar rreth 5.5 milionë euro brenda një viti – më shumë se dyfishi i të ardhurave të vitit të kaluar.

Kjo shumë përkthehet në afërisht 13 mijë paund në ditë, duke e çuar pasurinë e saj totale në rreth 35.5 milion euro.

Karriera e Rita Orës është diversifikuar ndjeshëm vitet e fundit. Përveç muzikës dhe turneve, ajo ka qenë një figurë kryesore në disa prej programeve më të ndjekura televizive, si “The Voice UK”, “The X Factor” dhe “The Masked Singer”, si në Britani ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu këngëtarja ka marrë pjesë edhe në projekte filmike e animime, përfshirë “Kung Fu Panda: Dragon Knightdhe” serinë e njohur “Fifty Shade”.

Përveç ekranit dhe skenës, Ora ka ndërtuar një portofol të fuqishëm reklamash. Ajo ka bashkëpunuar me marka të njohura mode si “Adidas”, “Primark” dhe “Escada”, me brande bukurie si “Rimmel”, si dhe me kompani pijesh, përfshirë “Próspero Tequila” dhe “Coca-Cola Zero Sugar”.

Së fundmi, ylli i muzikës foli për fuqizimin e grave në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Detin e Kuq, ku theksoi se synon të mos kufizohet vetëm në muzikë. Ajo u shpreh se vijon të mësojë dhe të sfidojë kufijtë, duke marrë frymëzim nga figura të forta femërore si nëna e saj, Madonna, Blondie dhe Cher.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismail Syla Kjo foto e sotme me znj. Vlora Çitaku…