Igli Tare nderohet me titullin ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut’

12 dhjetor 2025 | 17:11

Në 100-vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekoruar disa figura të shquara të vendit, që kanë spikatur në fusha të ndryshme.

Mes të dekoruarve ishte edhe ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare, aktualisht drejtori sportiv i Milanit, që vlerësohet për arritjet e tij në fushën e sportit, si lojtar dhe drejtues.
“Sot do të jetë fjalimi im më i shkurtër. Jam shumë i emocionuar që jam këtu mes kaq figurave të shquara të kombit shqiptar. Unë vij nga një botë komplet tjetër, ajo e sportit”, ka thënë Tare pas dekorimit me Urdhrin Suprem të Shqiponjës, nga Presidenti Bajram Begaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona, shtetas të Kosovës, janë lënduar pasi avioni i…