Arrestohet shtetasi i huaj në Prishtinë, vodhi 18 palë këpucë, 15 shishe alkooli

14 dhjetor 2025 | 08:58

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet për veprën penale “vjedhje e rëndë”, të cilën dyshohet ta ketë kryer gjatë intervalit kohor 20:00–07:14.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari ka vjedhur në një lokal një telefon mobil, një laptop, 18 palë këpucë, 5 çanta si dhe 15 shishe me pije alkoolike.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për sot parashihet mot kryesisht i vranët, me intervale të…