Kresha me numrin 56 ‘djeg lojën’ në Prishtinë, anëtarëson 300 të rinj në AAK
18 dhjetor 2025
| 03:06
Kreshnik Smajlaj pas suksesit në zgjedhjet lokale duke qenë asamblisti më i votuar, ka vazhduar me punë efektive te AAK në kryeqytet.
Kresha ka aderuar mbi 300 të rijnë e të reja të cilët i prezantoi pak para hapjes zyrtare të Aleancës në Prishtinë.
“Nuk preferoj të flas shumë, më shumë preferoj të punoj” ka thënë Smajlaj para të pranishmëve.
I fascinuar nga ky organizim ka mbetur edhe kryetari Haradinaj i cili e ka falënderuar Kreshën për punën që po bën.
Kreshnik Smajlaj është shef i shtabit në Prishtinë në zgjedhjet parlamentare ndërsa është edhe kandidat për deputet nga AAK me numrin 56 në listë.




