102-shi i PDK-së: Nga Prizreni historik u dha mesazhi i ndryshimit
18 dhjetor 2025
| 07:33
Kandidati i PDK-së me numër 102, Sylë Muriqi, mori pjesë dje në hapjen e fushatës së kësaj partie në Prizren.
“Nga Prizreni historik, sonte u dha mesazhi i ndryshimit. Hapja zyrtare e fushatës së PDK-së dhe prezantimi i programit qeverisës të kandidatit për Kryeministër, Bedri Hamza, nuk ishin thjesht një tubim – ishin zotim për stabilitet, mirëqenie dhe zhvillim real. Kosova ka nevojë për drejtim të sigurt. Bashkë. Përpara #PDK130 #SylëMuriqi102”, ka shkruar Muriqi në “Facebook”.




