Stresi ironizon keq me Xhulin, ia nxjerr foton me ‘Ronaldon’

19 dhjetor 2025 | 12:26

Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova 1”, Juliana Nura, ka ngjallur reagime në rrjete sociale pas deklaratës se Cristiano Ronaldo i kishte kërkuar numrin e telefonit.

Pretendimi u prit me skepticizëm, ndërsa reperi Stresi reagoi me ironi.

Ai publikoi në Instagram një foto të Julianës pranë Labinotit, ish-banor i BBVK, i cili në spektakël kishte prerë flokët në stilin ikonik të Ronaldos.

Me mbishkrimin “E zbuluam takimin e Julit me Ronaldon…”, Stresi la të kuptohet se bëhej fjalë për një “ngatërrim”, duke e shoqëruar postimin me emoji duke qeshur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Sot, kryetari i LDK-së dhe kandidati ynë për kryeministër, dr.…