Ragip Xhaka i jep përkrahje Nait Hasanit: E meriton të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës
Ragip Xhaka, kryetar i Degës së PDK-së në Zvicër, i ka dhënë përkrahje në garën për deputet Nait Hasanit.
Ai në një postim në “Facebook” ka shkruar se Nait Hasani e meriton të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
“Kontributi i tij duhet të vlerësohet nga të gjithë ne. Naiti çdo herë ka qenë në shërbim të vendit dhe në shërbim të lirisë së Kosovës. Me Naitin jemi takuar në burgjet serbe në vitet e ’80-ta, atëherë kur shumë shqiptarë vuanin nga padrejtësitë e regjimit. Prandaj, në këto zgjedhje të përgjithshme që mbahen më 28 dhjetor, unë, si kryetar i Degës së PDK-së në Zvicër, e mbështes pa rezervë mikun tim Nait Hasanin, i cili garon me numrin 42 në listën zgjedhore të PDK-së”, ka shkruar Xhaka, duke ftuar njëkohësisht të gjithë bashkatdhetarët që të votojnë PDK-në me numër 130 dhe ta mbështesin Bedri Hamzën për kryeministër të Kosovës.



