Inteligjenca artificiale në shërbim të trashëgimisë: UP-ja fiton projekt të ri

19 dhjetor 2025 | 16:16

Universiteti i Prishtinës ka fituar një projekt të rëndësishëm që nxit bashkëpunimin fqinjësor dhe përdor mjetet e inteligjencës artificiale për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Projekti THREAD – Technology Harnessing Real-time Embroidery and AI Design synon të ruajë, paraqesë dhe rikrijojë ornamentikën tradicionale nëpërmjet digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale, duke kontribuuar kështu në ruajtjen e vlerave kulturore të Kosovës dhe të partnerëve në projekt nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Përmes një platforme digjitale, ornamentika tradicionale do të mblidhet dhe përpunohet, ndërsa algoritmet e inteligjencës artificiale do të analizojnë shabllonet e ndryshme.

Qëllimi i projektit është jo vetëm ruajtja e trashëgimisë kulturore, por edhe mbështetja e artizanëve për të realizuar rikrijime të reja dhe promovimi i bashkëpunimeve ndërmjet vendeve partnere.

Projekti do të bashkojë ekspertë të shkencave kompjuterike dhe të antropologjisë kulturore, dhe do të udhëhiqet nga prof. sss. Dr. Eliot Bytyçi në bashkëpunim me kolegen prof. ass. dr. Zanita Halimi, nga Universiteti i Prishtinës. Projekti do të realizohet për një periudhë dyvjeçare.

Universiteti i Prishtinës edhe më parë dhe në vazhdimësi ka fituar grante për projekte nga organizata të ndryshme dhe partnerë ndërkombëtarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka pritur në takim udhëheqësen…