Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja, pas një kohe të gjatë

19 dhjetor 2025 | 18:41

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar se viti 2024 ishte viti i pasaportës sonë.

Ai po ashtu ka thënë se viti 2025 është viti i njohjeve të reja, pas një kohe të gjatë.

“Bahamas bëhet shteti i katërt sivjet dhe i 121-ti që e njeh Republikën tonë si shtet të pavarur dhe sovran”.

“Urime të gjithë qytetarëve dhe një mirënjohje e veçantë për presidenten tonë, Vjosa Osmani, zyrtarët shtetërorë dhe partnerët tanë për një tjetër arritje në forcimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka theksuar se Kosovës po i shtohen miqësitë e reja dhe, bashkë me to, edhe mundësitë e bashkëpunimit. “Mezi presim që njohjen e ndërsjellë ta kthejmë në partneritet të sinqertë me shtetin dhe popullin e Bahamas”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari…