Ambasada e ShBA-së paralajmëron shqiptarët: Mashtrimi me anë të martesës, krim federal
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, u ka bërë thirre qytetarëve të tregojnë kujdes lidhur me e dokumentet e emigracionit, të cilat i realizojnë përmes martesave. Përmes një postimi në “Facebook”, amabsada ka njoftuar se mashtrimi me anë të martesës është një krim federal në Shtetet e Bashkuara.
Sipas njoftimit, ky veprim, mund të çojë në dënime serioze. Ajo u bën thirrje qytetarëvë të zgjedhin një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur.
“Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze. Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së Shqipëri..



