Ahmet Isufi dhe Ramush Haradinaj bëjnë homazhe te lapidari i Komandantit Lulzim Morina

21 dhjetor 2025 | 17:18

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, i cili në zgjedhjet e 28 dhjetorit garon me numrin 17 në listën e kësaj partie, ka bërë homazhe te lapidari i Komandantit Lulzim Morina në Hallaq të Vogël të Lipjanit.

Isufi ishte i shoqëruar nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me rastin e shënimit të 25-vjetorit të rënies së Komandantit Morina.

“Sot, përkujtuam dhe bëmë homazhe te lapidari i Komandantit Lulzim Morina, në Hallaq të Vogël të Lipjanit, me rastin e 25-vjetorit të rënies së tij. Komandant Luli, përveçse luftëtar i guximshëm dhe trim, ishte edhe shok e krah i Komandantit Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve gjatë luftës çlirimtare në Zonën e Dukagjinit. Ai mbeti besnik ndaj atdheut edhe pas luftës, duke shërbyer me përkushtim në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK)”, ka shkruar Isufi.

Në fund të mesazhit të tij, Isufi ka nderuar jetën dhe veprën e dëshmorit, duke theksuar: “Lavdi jetës dhe veprës së luftëtarit të devotshëm, Lulzim Morina!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ali Ahmeti ka shkruar për Kongresin e Pestë të Bashkimit…