Japonezi “King Kazu” luan futboll profesionist në moshën 58-vjeçare
Në Japoni e quajnë “i përhershmi”.
Dhe Kazuyoshi Miura e meriton këtë epitet, me të vërtetë.
Ani se ka bërë 58 vjeç, ky sulmues vazhdon të luajë futboll përtej asaj që quhet “shekull normal i punës” 40 vjeçe.
Me kontratën më të re, Miura nisi sezonin e tij të 41 si lojtar profesionist në Japoni.
Sic raporton The Japan Times, ai pritet t’i bashkohet si huazim 1 vjeçar skuadrës “Fukushima United” nga divizioni i tretë në J. League.
Miura, i njohur si “King Kazu” sezonin e kaluar luajti për Atletico Suzuka në kategorinë e katërt.
Nënshkrimi ende nuk është zyrtar, pasi ia ka preferuar një praktike që transferet e tij t’i shpall në orën 11:11 paradite, çdo 11 janar, si një referencë ndaj numrit të tij të fanellës.
Ish-reprezentuesi japonez mbushë 59 vjet në shkurt.
Miura debutoi profesionalisht më 1986, me ekipin brazilian Santos dhe ka luajtur gjithashtu për skuadra në Itali, Kroaci, Australi dhe Portugali.
Ndeshjen e parë me përfaqësuesen japoneze e zhvilloi më 1990.



