Azem Syla mbështet djalin e Jakup Krasniqin në garën për deputet
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numër 20, Altin Krasniqi është takuar ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla.
Altini, i cili është djali i Jakup Krasniqit, ka falënderuar komandant “Dajën” për mbështetjen që ia ka dhënë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në këtë drejtim, Krasniqi ka thënë se kur familja dhe miqtë e vërtetë qëndrojnë bashkë, besimi rritet dhe vizioni përpara bëhet edhe më i qartë.
“Sot, përkrah meje qëndron baci Azem Syla, mik i hershëm dhe i dëshmuar i babait tim. Një miqësi e ndërtuar me vite, që sot shndërrohet në një mbështetje të sinqertë për rrugëtimin tim politik. Kur familja dhe miqtë e vërtetë qëndrojnë bashkë, besimi rritet dhe vizioni përpara bëhet më i qartë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.




