Antigona Gashi – 93 nga Gjakova: Tubim madhështor për ndryshimin me Bedri Hamzën kryeministër
22 dhjetor 2025
| 20:02
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 93, Antigona Gashi, ka ndarë fotografi nga tubimi elektoral i mbajtur në Gjakovë, duke e cilësuar atë si një tubim madhështor dhe me pjesëmarrje të madhe qytetare.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gashi ka theksuar se Gjakova heroike i dha mbështetje të fuqishme vizionit të Partisë Demokratike të Kosovës, duke shprehur besimin se me Bedri Hamzën kryeministër, Kosova do të ecë drejt zhvillimit, stabilitetit dhe mirëqenies për qytetarët.
Ajo ka vlerësuar entuziazmin dhe energjinë e qytetarëve të Gjakovës, duke theksuar se kjo mbështetje është dëshmi e qartë se ndryshimi po vjen dhe se PDK-ja është e gatshme të marrë përgjegjësinë për të ardhmen e vendit.



