Lahi Brahimaj në Malishevë: Krenar që jam biri i Nënës Azë, simbol i qëndresës shqiptare

24 dhjetor 2025 | 14:31

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka realizuar sot një vizitë simbolike në Tërpez të Malishevës, në familjen e dajëve të Nënës Azë, dëshmore e kombit dhe figurë emblematike e sakrificës së heshtur dhe qëndresës shqiptare ndër breza.

“Gjithë jetën kam me mbajtë kokën lart se jam biri i Nënës Azë. Nëna Azë dëshmore e kombit simbol i sakrificës së heshtur dhe i qëndresës shqiptare brez pas brezi.

Sot ishim te dajtë e nënës Aze, në truallin e shenjtë ku ka lindur. Një familje e persekutuar gjatë regjimit shovinist, e shpërngulur me dhunë nga Toplica drejt Kosovës dhe e vendosur në Tërpez të Malishevës. Familje me histori luftërash, sakrifice dhe qëndrese.

U pritëm me zemër të hapur e mikpritje tradicionale: unë me djalin Altinin, bashkëluftëtarët Enver Hoti dhe Dardan Krasniqi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi,…