Ademi me video për sukseset e Kombëtares: Rrugëtimi ynë vazhdon me punë e besim drejt ëndrrës së madhe!

24 dhjetor 2025 | 14:29

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka publikuar një video emocionuese, ku ka shpalosur sukseset e Kombëtares së Kosovës gjatë vitit 2025.

Në mbishkrimin e kësaj videoje, Ademi ka thënë se rrugëtimi i Kombëtares do të vazhdojë drejt ëndrrës së madhe, kualifikimit në Kupën e Botës 2026.

“Çdo gol një emocion. Çdo festë një histori. Një vit i mbushur me suksese e krenari! Rrugëtimi ynë vazhdon me punë e besim drejt ëndrrës së madhe! Forca Kosovë!”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Lindon Emërllahut edhe një reprezentues tjetër i Kosovës, pritet…