Bayerni pranë marrëveshjes me Fisnik Asllanin?

24 dhjetor 2025 | 14:31

ulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani mbetet objektivi kryesor i Bayern Munchenit për sezonin e ardhshëm.

Në fakt, interesimin për Asllanin e kanë konfirmuar edhe vet drejtuesit e Bayernit, të cilët thuhet se janë në negociata intensive me ata të skuadrës së Hoffenheimit.

Thuhet se palët janë afër marrëveshjes, e cila mund të zyrtarizohet muajin e ardhshëm, ndërsa Asllani në verë të transferohet te Bayerni.

Tek Hoffenheimi janë të hapur për ta shitur Asllanin, i cili falë formës së mirë këtë sezon, ka tërhequr interesimin e disa skuadrave të mëdha të Evropës, përfshirë Barcelonën e Borussia Dortmundin.

Në sezonin e tij të parë në Bundesligë, Asllani ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 2 asistime në 15 paraqitje kurse në total ka 7 gola e 3 asistime në 17 ndeshje në të gjitha garat për Hoffenheimin.

23-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2029 me Hoffenheimin, ekip që për kartonin e tij po kërkon të paktën 30 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),…