90 minuta larg historisë, Ernest Muçi synon rekordin te Trabonzspori

24 dhjetor 2025 | 16:30

Ernest Muçi po kalon një moment të jashtëzakonshëm, duke konfirmuar formën fantastike me një tjetër gol të shënuar. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po tërheq vëmendjen me paraqitjet e tij te Trabzonspori.

Trabzonspori u mposht 4-3 nga Genclebirligi, por Muçi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe kontribuoi edhe me një asist. Pavarësisht rezultatit, performanca e tij ishte ndër më të spikaturat në fushë.

Ky ishte goli i 7-të i Muçit në 5 ndeshjet e fundit të kampionatit, duke shënuar për herë të pestë radhazi. Me këtë seri ai barazoi rekordin e Paulo Henrique te Trabzonspor, një arritje që nuk ishte përsëritur prej 11 vitesh.

Ai ka shansin e artë, që në ndeshjen e radhës të shënojë dhe të arrijë mrekullinë, pra të jetë i vetëm në këtë rekord.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës,…