Policia në bashkëpunim me OSCE-në certifikon 18 instruktorë si ekspert për armë zjarri

25 dhjetor 2025 | 13:43

Policia e Kosovës në bashkëpunim me partnerët e saj strategjik, në vazhdimësi koordinon aktivitete të ndryshme me qëllim të ngritjes dhe zhvillimit profesional të personelit policor.

Në kuadër të avancimit të cilësisë së mësimdhënies në trajnimet policore, përmes aplikimit të teknikave dhe taktikave bashkëkohore, si dhe ofrimit të trajnimeve të avancuara për instruktorë, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka realizuar me sukses trajnimin “Trajnimi i trajnerëve për instruktorë të armëve të zjarrit”.

Ky trajnim është zhvilluar në periudhën 08–19 dhjetor 2025, ku janë certifikuar gjithsej tetëmbëdhjetë (18) instruktorë të Policisë së Kosovës si ekspertë për armë zjarri.

Policia e Kosovës më këtë trajnim shënon krijimin e një kuadri profesional të një niveli të lartë, duke arritur standardet më të avancuara të kompetencës për instruktorë në këtë fushë, si një bazë e qëndrueshme për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të kapaciteteve institucionale.

Policia e Kosovës zotohet se do të vazhdojë zgjerimin e trajnimeve dhe avancimin e cilësisë së mësimdhënies, duke aplikuar praktikat dhe standardet më të larta profesionale ndërkombëtare, në harmoni me dokumentet strategjike, rregulloret dhe udhëzimet përkatëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…