Partia Popullore Europiane mbështet LDK-në dhe Abdxhikun
26 dhjetor 2025
| 11:27
Partia Popullore Evropiane (EPP), forca më e madhe politike në Parlamentin Europian, dy ditë para ditës së votimit, ka deklaruar se LDK-ja dhe kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku, po u ofron qytetarëve të Kosovës shpresë.
“Teksa Kosova i drejtohet kutive të votimit, LDK, nën udhëheqjen e Lumir Abdixhikut, po u ofron qytetarëve të Kosovës shpresë: shpresë për një të ardhme më të mirë; shpresë për një ekonomi të zhvilluar dhe të qëndrueshme; shpresë për një Kosovë stabile, të orientuar dhe të harmonizuar me Bashkimin Evropian”, thuhet në mesazhin e EPP-së.



