Shfaqet vetëm një minutë në film, shuma marramendëse me të cilën është paguar supermodelja e njohur!

26 dhjetor 2025 | 14:53

Supermodelja Claudia Schiffer, e cila shfaqet për vetëm një minutë në ekran në filmin “Love Actually”, është paguar me një shumë marramendëse për këtë rol të shkurtër. Claudia Schiffer ka përfituar rreth 350 mijë dollarë për paraqitjen e saj në filmin e vitit 2003.

Në film, Schiffer shfaqet përkrah Liam Neeson, duke luajtur personazhin e Carol, një nga momentet më të ëmbla dhe simbolike të historisë. Personazhi i Neeson, Daniel, një baba i ve dhe i trishtuar, përfundon duke gjetur sërish dashurinë, pikërisht me figurën e supermodeles, pas një serie bisedash prekëse me njerkun e tij Sam.

Pagesa e lartë tregon jo vetëm statusin e Claudia Schiffer në atë periudhë, por edhe fuqinë që një emër i madh ka në industrinë e filmit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) u ka bërë thirrje…