Zgjedhjet të dielën, Policia e Kosovës me plan operativ

26 dhjetor 2025 | 17:08

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar përgatitjet dhe është e gatshme për të garantuar mbarëvajtjen dhe sigurinë e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 28 dhjetor.

Sipas njoftimit zyrtar, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë janë mbajtur dy takime informuese dhe koordinuese lidhur me planifikimin dhe zbatimin e urdhrit operativ “Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”. Në takimin e parë kanë marrë pjesë drejtorët rajonalë dhe drejtuesit e departamenteve policore, ndërsa në të dytin edhe përfaqësues të organeve të drejtësisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe institucioneve të tjera relevante, përfshirë partnerë ndërkombëtarë.

Drejtori i përgjithshëm i policisë, kolonel Gazmend Hoxha, ka theksuar se deri më tani procesi zgjedhor ka kaluar i qetë dhe pa incidente, duke kërkuar angazhim maksimal, profesionalizëm dhe integritet të lartë nga të gjitha strukturat policore.

Urdhri operativ përcakton detyrat, angazhimet dhe koordinimin ndërinstitucional për garantimin e sigurisë gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E diela, 28 dhjetor, rezervon një nga ngjarjet më të…