Stavileci: Vota e qytetarit po shkon drejt të qenit vendimtare për PDK-në

28 dhjetor 2025 | 18:44

Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës tha se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit është e kënaqshme.

Në një konferencë për media, ai tha se vota e qytetarëve sot po shkon drejt të qenit vendimtare dhe historike për Partinë Demokratike të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Së pari, duam të shprehim një falënderim të sinqertë për të gjithë qytetarët që dolën dhe ushtruan të drejtën e tyre të votës. Pjesëmarrja juaj është dëshmi e pjekurisë sonë të demokracisë”, tha Stavileci.

“Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata qytetarë që na besuan dhe na votuan. Kjo votë po shkon drejt të qenit vendimtare dhe historike për Partinë Demokratike të Kosovës. Ky është një mesazh i qartë i tyre për më shumë stabilitet e zhvillim”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fluks i madh i qytetarëve ka në qendrën më të…