Kerolli: Kjo është ndarja e ulëseve në Kuvendin e Kosovës, LVV-56, PDK-23…
Gazetari dhe njohësi i rrjeteve sociale, Valon Kerolli, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook të dhënat mbi rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, përfshirë renditjen e subjekteve politike, numrin e votave dhe shpërndarjen e ulëseve në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Kerollit, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 56 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 23, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6, Lista Serbe 9, Nenad Rashiq 1 deputet, ndërsa KDTP 2 deputetë, ndër të tjera.
Njoftimi i plotë i Kerollit:
E rikthejme https://kerol.li/zgjedhjet2/ per ceshtje aktualiteti, te perditesuar me te dhenat e reja, se kush sa %, e kush sa deputete …
(faqja preferohet te hapet nga kompjuteri per arsye estetike 😛)
ps. Ende nuk kane filluar te futen te dhenat per deputete keshtu qe nuk e di sakte nese do te behet ndonje perditesim nga KQZ ne menyren e futjes se te dhenave per deputete, por aktualishte nga ajo cfare ka ne faqe duket se eshte ne rregull.




