BE-ja: Kosova t’i formojë sa më parë institucionet

29 dhjetor 2025 | 16:45

Bashkimi Evropian ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja në Kosovë pas zgjedhjeve parlamentare, si dhe vazhdimin e angazhimit me autoritetet e reja.

Këto qëndrime janë shprehur në reagimin e parë të BE-së pas zgjedhjeve, përmes një deklarate të përbashkët të përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, dhe komisioneres për Zgjerim, Marta Kos.

Në deklaratë thuhet se zgjedhjet dëshmuan përkushtim ndaj parimeve demokratike dhe pjesëmarrje aktive të të gjitha komuniteteve.

BE pret konstituimin e shpejtë të Kuvendit dhe formimin e qeverisë, duke nënvizuar nevojën për intensifikimin e reformave të lidhura me integrimin evropian.

Një theks i veçantë i vihet ratifikimit të marrëveshjeve nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, për periudhën 2024–2027, në mënyrë që Kosova të përfitojë nga fondet përkatëse.

Po ashtu, BE rikujton rëndësinë e zbatimit të obligimeve nga dialogu Kosovë–Serbi dhe konfirmon se procesi i heqjes së masave ndaj Kosovës është duke vazhduar, përfshirë lirimin e fondeve financiare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjesti ka folur për herë të parë publikisht pas tragjedisë…