Ter Stegen i Barcelonës kontaktohet nga Girona
Për të ruajtur gjasat për të qenë pjesë e Kupës së Botës, Marc-Andre ter Stegen pritet të ndryshojë ambient këtë dimër. Skenari i një transferimi te një rival i drejtpërdrejtë në La Liga po bëhet gjithnjë e më realist.
Sipas indikacioneve të fundit, portieri 33-vjeçar mund të largohet nga Barcelona për t’u transferuar te Girona. Një lëvizje e tillë do t’i garantonte atij statusin e titullarit, sidomos për shkak të largimit të pritshëm të Dominik Livakovic.
Operacioni nuk do të kërkonte një tarifë transferimi, ndërsa paga e lartë e Ter Stegen do të ishte e përballueshme për Gironën falë mbështetjes financiare të City Football Group.
Së fundmi, edhe trajneri i Gironas, Míchel, ka folur hapur në favor të afrimit të portierit gjerman. Në galanë e Federatës Katalanase të Futbollit, 50-vjeçari deklaroi për Esporte3.
Ai është një portier i jashtëzakonshëm. Të gjithë do të donin ta kishin Ter Stegen në ekipin e tyre”, deklaroi Michel.
Këto fjalë interpretohen si një përpjekje e drejtpërdrejtë për ta bindur portierin ish-lojtar të Borussia Mönchengladbach që të pranojë sfidën në Girona.
Megjithatë, një transferim i tillë do të sillte edhe rreziqe. Girona aktualisht ndodhet në vendin e 18-të në La Liga dhe po lufton për mbijetesë, një realitet që Ter Stegen nuk e ka përjetuar me Barcelonën në vitet e fundit.
Pavarësisht kësaj, një rol i garantuar si titullar mund të jetë faktori vendimtar për portierin, duke qenë se kjo rrugë shihet si shansi më i mirë për t’u paraqitur në Kupën e Botës si numri një i Gjermanisë nën drejtimin e Julian Nagelsmann.



