Trupshkurtri i Prishtinës që tronditi Dinamon në Zagreb para 12 mijë shikuesve

02 janar 2026 | 16:00

Futbollisti Mensur Nexhipi nuk njihte mbrojtës e as rival që i dilni para, i shkatërronte të gjithë. Trupshkurtri i Prishtinës që me lëvizje dinake i linte jashtë lojës mbrojtjen e kundërshtarit.

Siç thotë shpesh trajneri i trajnerëve në Kosovë, Ajet Shosholli: “Kur e kapte Nexhipi serinë e ndeshjeve, shkatërronte kundërshtarët”.

Favoritët shpesh dilni kokulur para klubi të Prishtinës në elitën e futbollit ish jugosllav.

Katërshja e madhe që vlerësohej si Dinamo e Zagrebit, Hajduku i Splitit, Cërvena Zvezda dhe Partizani i Beogradit, disa kanë pasur dhimbje koke dhe dilni duarbosh në përballje me Prishtinën e gjeneratës së artë.

Padyshim që duhet veçuar ndeshjen e javës së 14-të të Ligës së Parë federative të ish Yu që u luajt më 23 nëntor të vitit 1986 në “Maksimir” të Zagrebit, mes Dinamos dhe Prishtinës.

Dinamo e madhe e super favorite, por i hasi sharra në gozhdë duke luajtur baras (1:1).

“Në çastin kur topin e kishte Fadil Muriqi, diku afër qendrës, me dinakëri e pason në thellësi, prapa mbrojtjes së Dinamos, mu në korridorin ku ishte nisur Nexhipi.

Dhe, ky aksion ishte i suksesshëm, sepse Nexhipi doli i vetëm para portierit vendës, atë e kaloi në çastin e kur kishte dalë nga portë dhe arriti ta plasonte topin në rrjetën e zbaztë”, kishte shkruar gazetari Burim Hatipi në sportit e “Rilindjes” më 24 nëntor të vitit 1986.

Dinamo renditej në të vend të katërt me 14 pikë e Prishtina në të 16-tin me 7 sosh.

Dinamo – Prishtina 1:1

Stadiumi “Maksimir” në Zagreb.

Shikues:12.000.

Gjyqtar kryesor Dragisha Komadiniq (Beograd), asistentë Zdravko Jokiq (Beograd) e Franjo Cernec (Lubjana),

Shënues; Bogdanoviq (42’) – Nexhipi (36’).

Kartona të verdhë: Arsllanoviq – Shengyli, Morina dhe Bjellojeviq.

Dinamo: Ladiq 6, Cupan 6, Besjak 7, Arsllanoviq 7, Cvetkoviq 6, Matiq 5 (Cvijetkoviq), Besek 5, Munjakoviq 5, Mallbasha 5, Vujoviq 6 dhe Bogdanoviq 7.

Prishtina: Darko Bjellojeviq 7, Arbnor Morina 7, Faton Domi 7, Gani Llapashtica 7, Skënder Shengyli 7, Muhamed Kolenoviq 7, Mensur Nexhipi 7 (Goran Popuvac), Sahit Kelmendi 6, Kujtim Shala 5, Fadil Muriqi 6 (Boban Stankoviq) dhe Stoimir Urosheviq 6.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas largimit të papritur të Enzo Maresca nga Chelsea në…