Prokuroria e Prizrenit po zhvillon aksion në disa qytete, ka të arrestuar

08 janar 2026 | 08:10

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit janë duke realizuar një aksion të madh në disa qytete të Kosovës.

Deri tani janë arrestuar disa persona në regjionet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Burimet të “Betimi për Drejtësi” kanë bërë me dije se aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”. Në këtë aksion janë të përfshirë një numër i madh i prokurorëve dhe zyrtarëve policorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmjen e sotme ka përfunduar në tërësi numërimi i votave…