VIDEO: Forcat amerikane sekuestrojnë anijen e gjashtë të naftës të lidhur me Venezuelën në Karaibe

15 janar 2026 | 21:16

Shtetet e Bashkuara e kanë sekuestruar edhe anijen e gjashtë të naftës në Detin e Karaibeve në përpjekjet e vazhdueshme për ta kontrolluar naftën e eksportuar nga Venezuela, thanë zyrtarët.

Forcat amerikane u lëshuan mbi anijen “Veronica” përmes një operacioni të realizuar para mëngjesit, “pa incident”, pasi drejtuesit e saj po e sfidonin bllokadën e presidentit Donald Trump ndaj anijeve të sanksionuara, tha ushtria amerikane, raporton televizioni BBC.

“Nafta e vetme që do të largohet nga Venezuela do të jetë nafta që është e bashkërenduar në mënyrë të duhur dhe të ligjshme” – tha Komanda Jugore e Ushtrisë së ShBA-së.

Komanda Jugore gjithashtu publikoi pamje të aksionit për marrjen e anijes nën kontroll.

Sipas shërbimit për vëzhgimin e anijeve, “TankerTrackers.com”, anija “Veronica” ishte nisur boshe nga ujërat venezuelase në fillim të janarit.

Baza e të dhënave e Organizatës Ndërkombëtare Detare tregon se kjo anije më parë ishte e regjistruar në Rusi me emra të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori dhe miku i Kosovës, William Walker i ftuar special…