Shaip Kadriaj: Mirënjohje për angazhimin dhe besnikërinë ndaj PDK-së në Zvicër
Sonte, në kuadër të një darke falënderuese, Kryetari i Nëndegës së PDK-së në Zürich, Shaip Kadriaj, shprehu mirënjohjen e tij të thellë për anëtarët e Kryesisë, për besnikërinë, përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai vlerësoi lart qëndrueshmërinë e anëtarëve që, sipas tij, i kanë qëndruar besnikë PDK-së në çdo palë zgjedhje, pa u lëkundur përballë sfidave dhe duke e kthyer çdo vështirësi në forcë. “Ju jeni shtylla e kësaj nëndege dhe garanci për vazhdimësinë e punës sonë,” u shpreh Kadriaj.
Një falënderim i veçantë iu drejtua edhe miqve dhe bashkëpunëtorëve, të cilët kanë kontribuar dhe kanë qenë pranë në organizimin e aktiviteteve nga Zvicra deri në Hagë, duke dëshmuar fuqinë e mërgatës dhe përgjegjësinë e saj ndaj çështjeve kombëtare.
“Kjo darkë është shprehje e respektit dhe mirënjohjes për secilin prej jush. Me unitet, punë dhe përkushtim do të vazhdojmë t’i kthejmë sfidat në forcë dhe angazhimin në rezultate konkrete,” theksoi Kadriaj, duke përmbyllur fjalën e tij me një falënderim të sinqertë për të gjithë të pranishmit.
Vazhdojmë përpara.
Shaip Kadriaj, kryetar i Nëndegës së PDK-së në Zürich dhe Sekretar i Përgjithshëm i Degës së PDK-së në Zvicër.



