A do të bëhet Shqipëria anëtare e përhershme e Bordit të Paqes?
19 janar 2026
| 12:04
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka folur rreth ftesës së presidentit amerikan, Donald Trump që Shqipëria t’i bashkohet Bordit të Paqes.
“Duhet të sqqaroj që në fillim se Bordi i Paqes nuk është vetëm për Gazën edhe pse zgjidhja atje ka një urgjencë më të madhe dhe buron nga paplani i presidentit Trump me 30 pika”, ka thënë Spiropali në një konferencë për medie.
Ajo nuk ka treguar nëse Shqipëria do të bëhet anëtare e përhershme e Bordit.
Spiropali ka theksuar se ky mekanizëm, “nuk i bën karshillëk Kombeve të Bashkuara”.
“Shqipëria do shohë në vijim angazimet. Është organizëm sui generis por për asnjë arsye nuk i kundërvihet Kombeve të Bashkuara, përkundrazi rrjedh nga një Rezolutë e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Spiropali.



