Guler në ‘radarët’ e gjigantit anglez
20 janar 2026
| 13:23
Talenti turk i Real Madridit, Arda Guler, po tërheq vëmendjen e madhe të trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta.
Mesfushori ofensiv ka impresionuar me paraqitjet e tij, kreativitetin dhe pjekurinë në ndeshje të rëndësishme, duke u konsideruar si një nga diamantët e rinj të futbollit evropian.
Sipas burimeve të mediave angleze, Arteta beson se profili i Güler do të përshtatej perfekt në projektin e Arsenalit dhe se ai mund të bëhej një nga yjet e Premier League.
Megjithatë, Real Madridi e sheh lojtarin si pjesë kyçe të së ardhmes së klubit dhe nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë. Për momentin, interesimi ekziston, por një transferim drejt Londrës duket i vështirë, përveç nëse paraqitet një ofertë vërtet e jashtëzakonshme.



