Përmbyllet procesi i rinumërimit të votave në 8 komuna

21 janar 2026 | 19:40

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur tërësisht procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve në tetë komuna të Kosovës.

Këtë e konfirmoi  zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi që tha se deri sot në ora 16:00 janë rinumëruar 937 nga 2,557 vendvotime.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 21 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar 937 nga 2,557 vendvotime. Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 8 komuna”, tregoi ai.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë në tërësi procesin e rinumërimit të votave për kandidatët, derisa në fillim të muajit shkurt planifikojnë të shpallin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

Sipas KQZ-së në këtë proces rinumërimi sipas dy vendimeve të KQZ-së, atij të 13 janarit dhe të fundit të 19 janarit, janë të angazhuar 76 ekipe numërimi në QNR.

“Bazuar në këtë kapacitet dhe numri i vendvotimeve të mbetura për t’u rinumëruar, planifikojmë dhe po bëjmë përpjekje që të gjithë procesin e rinumërimit të arrijmë ta përmbyllim deri në fund të muajit janar. Pas përfundimit të rinumërimit, KQZ në fillim të muajit shkurt do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve”, ka thënë Elezi.

Më 13 janar KQZ kishte marrë vendim për rinumërimin e 914 vendvotimeve, ndërsa me vendimin e dytë, të datës 19 janar është vendosur që të përfshihen edhe 1,643 vendvotime të tjera, duke e zgjeruar procesin në tërësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valentina Avdijaj nga Skivjani shpall të pavlefshme dëftesën e plotë…