Ortek në Brezovicë, ShKShMK: Shmangni lëvizjet jashtë shtigjeve të sigurta!
Shoqata e Kërkim-Shpëtimit ka njoftuar se sot ka ndodhur një aksident orteku në Brezovicë, në një zonë jashtë shtegut të rregulluar.
Sipas shoqatës, orteku është iniciuar nga disa skitarë, por fatmirësisht personat e përfshirë kanë shpëtuar pa lëndime.
“Si pasojë e reshjeve të fundit të borës, të shoqëruara me erëra të forta nga juglindja, janë krijuar akumulime të shtresave të konsoliduara të borës, duke rritur peshën dhe presionin mbi këto shtresa të dobëta. Bazuar në vlerësimin aktual, kombinimi i këtyre faktorëve ka krijuar kushte të pafavorshme dhe rrezik të shtuar për ortekë”.
“Ju lutemi: shmangni lëvizjet jashtë shtigjeve të sigurta. informohuni paraprakisht për kushtet e borës dhe motit, përdorni pajisje adekuate të sigurisë dhe mos veproni individualisht në terrene të rrezikshme”.



