Petar Petkoviq, kryenegociator i palës serbe në dialogun Kosovë – Serbi, pas takimit në Brukseë të ndërmjetësuar nga emisari i BE-së, Peter Sorensen, u deklarua për media se Beogradi insiston “që sa më shpejtë të formohet Asociacioni”.
Këto qëndrime tha ai t’i ketë pasur karshi Peter Sorensenit, të cilit i ka kërkuar nisjen e bisedimeve për “Statutin e Asociacionit”.
Për dakordimin për funksionalizimin e Komisionit për Personat të Pagjetur, Petkoviq pretendoi se kanë qenë gati pë funksionalizim qysh në dhjetor.