Kompleksit sportiv “Arben Zeka” në Pejë do t’i shtohet fusha e pestë e tenisit

23 janar 2026 | 13:20

Nënkryetari i Federatës së Tenisit të Kosovës (FTK), Shkëlzen Domi, është pritur në një takim pune nga klryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, si dhe nga drejtoresha e DKRS në Pejë, Xhenet Syka.

Gjatë këtij takimi, kryetari Muhaxheri ka njoftuar për ndërtimin e fushës së pestë të tenisit në kompleksin sportiv “Arben Zeka” në Brestovik, duke plotësuar kërkesën e KT Peja dhe FTK-së për zhvillimin e infrastrukturës sportive.

Me këtë investim, plotësohet edhe kriteri shtesë i kërkuar nga ITF dhe Tennis Europe për organizimin e turneve ndërkombëtare.

Po ashtu është bërë me dije  se gjatë këtij viti do të realizohet edhe rishtresimi i fushave ekzistuese në Brestovik.

Në emër të FTK-së, nënkryetari Domi ka falënderuar kryetarin Muhaxheri dhe drejtoreshen Syka duke vlerësuar Komunën e Pejës për bashkëpunimin dhe mbështetjen institucionale në zhvillimin e infrastrukturës së tenisit.

FTK-ja dhe KT Peja janë të gatshme të presin edicionin e tetë me radhë të turneve ndërkombëtare “Peja Open”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Përfaqësuesin Special…