Furnizonin me kokainë disa grupe kriminale, arrestohen tre persona në Tiranë
Policia ka arrestuar ditën e sotme 3 persona në Tiranë. Ata u arrestuan nga polica, pasi u kapën me 1 kg e 36.6 gramë kokainë. Të arrestuarit janë Elvi Meta, 26 vjeç, Igli Canaj, 33 vjeç dhe Alban Kopaçi, 32 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu me municion, 121 000 euro, 60 milion lekë dhe 5 000 paund, Automjeti tip “Escalade” dhe 5 telefona celularë.
Njoftimi policisë:
Tre persona janë arrestuar gjatë një operacioni policor të koduar “Cargo 2”, pas dyshimeve për trafikun e lëndëve narkotike në Tiranë. Të arrestuarit janë: Elvi Meta, 26 vjeç, Igli Canaj, 33 vjeç dhe Alban Kopaçi, 32 vjeç, banues në Tiranë. Autoritetet thanë se ata dyshohet se furnizonin grupe shpërndarësish me lëndë narkotike të llojit kokainë.
Gjatë operacionit u sekuestruan: 1 kg e 36.6 gramë kokainë, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu me municion, 121 000 euro, 60 milion lekë dhe 5 000 paund, Automjeti tip “Escalade” dhe 5 telefona celularë
Automjeti i njërit prej të arrestuarve u lokalizua në Unazë të Madhe, ndërsa materialet procedurale janë dorëzuar pranë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme ligjore.



