‘Shigjeta Ilire 26’, Forcat Speciale të Shqipërisë zhvillojnë stërvitjen dimërore në kushte ekstreme malore (foto)
Efektivat e Batalionit të Forcave Speciale të Shqipërisë janë angazhuar në stërvitjen dimërore 72-orëshe “Shigjeta Ilire-26”, e cila është zhvilluar v në kushte ekstreme malore, me dëborë dhe temperatura nën zero.
Stërvitja kishte për qëllim forcimin e aftësive fizike dhe psikologjike të trupave në kushte të vështira mbijetese, testimin e armatimit dhe pajisjeve të reja, si dhe rritjen e nivelit të gatishmërisë dhe qëndrueshmërisë operacionale për veprim në terrene të ashpra malore.
“Efektivat e Batalionit të Forcave Speciale po zhvillojnë stërvitjen dimërore 72-orëshe ‘Shigjeta Ilire-26’ në kushte ekstreme malore me dëborë dhe temperatura nën zero. Kjo stërvitje ka për qëllim forcimin e aftësive fizike dhe psikologjike në kushte mbijetese, testimin e armatimit dhe pajisjeve të reja, rritjen e gatishmërisë dhe qëndrueshmërisë operacionale për të operuar në mjedise të vështira për përmbushjen me sukses të çdo misioni me profesionalizëm të lartë”, ka njoftuar shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji.



