VIDEO | Momenti kur protestuesi sulmon makinën e policisë në lëvizje dhe bie në asfalt
29 nëntor 2026
| 18:13
Një incident i rrezikshëm është regjistruar gjatë protestës së kësaj të diele në Tiranë, ku një protestues është hedhur mbi një automjet të policisë ndërsa ky i fundit ishte në lëvizje.
Në pamjet e videos shihet protestuesi teksa hidhet mbi automjetin dhe e godet atë, përpara se të humbasë ekuilibrin dhe të përfundojë në asfalt.
Veprimi i protestuesit ka rrezikuar edhe sigurinë e tij fizike, ndërsa nuk dihet nëse ka pësuar lëndime nga rrëzimi.
Incidenti është regjistruar gjatë protestës së dytë të zhvilluar këtë fundjavë në kryeqytet.



