DOKUMENTI: Si u propozua në 1918 që Shqipëria të shpallej Republikë nën mbikqyrjen e SHBA për 25 vite!
Në nëntor të vitit 1918, në kulmin e perfundimit të Luftës së Parë Botërore, në SHBA u botua një tekst që sot duket i pabesueshem.
Në revisten The Christian Work, William Willard Howard, Sekretar i Fondit të Ndihmes per Ballkanin, propozoi qe Shaperia te shpallej Republike nën drejtimin dhe mbikegyrjen e Shteteve të Bashkuara per 25 vjet.
Artikulli iu dërgua Presidentit Woodrow Wilson nga kryeredaktori Frederick Lynch, si një thirrje per veprim në emër të një populli që, sipas autorit, ishte shkatërruar nga lufterat, pushtimet dhe uria.
Howard e përshkruan Shgipërinë si një vend te rrënuar nga dhuna e ushtrive serbe, greke dhe austro hungareze, me qindra fshatra të shkaterruar dhe një popullsi të rraskapitur nga uria.
Ai flet për një tokë që kishte humbur gjithcka, por që ende mbante gjallë krenarinë dhe identitetin e vet kombëtar.
Në këtë kontekst, ai paraqet një plan radikal: Shqiperia të bëhej një republikë e modeluar sipas sistemit amerikan, me një qeveri vendase, por nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të SHBA.
Sipas tij, Amerika ishte e vetmja fuqi që mund ta bënte këtë pa interesa koloniale, sepse kishte hyrë në luftë “për parime dhe jo për territore”.
Një pjesë qendrore e vizionit te tij ishte diaspora shgiptare në SHBA, të cilën ai e konsideronte bërthamën e Shqiperisë së re.
Ai shpalos një vizion të qartë për ringritjen ekonomike: rrugë, bujqësi moderne, fabrika, shfrytëzim burimesh natyrore, energji nga ujërat malore dhe industri per eksport.
Në thelb, Shqipëria shihej si një vend me potencial të madh, por që, sipas tij, kishte nevojë per “dorë të fortë” dhe drejtim perëndimor per të dalë nga prapambetja.
Sot, gjuha e këtij dokumenti tingëllon thellesisht kolonialiste dhe paternaliste.
Shgiptarët pershkruhen si të mbetur në Mesjetë dhe elitat vendase si të paafta.
Megjithatë, teksti mbetet një dëshmi e rrallë historike qe tregon se sa afer ishte Shqipëria një rruge krejt tjetër politike dhe gjeopolitike./AlbanianPost




