Partneritet për zhvillim: OEK-u dhe Konsullata në Stuttgart drejt investimeve të reja

29 janar 2026 | 12:07

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u prit në një takim zyrtar nga Konsulli i Republikës së Kosovës në Stuttgart, Hamdi Berbatovci, me fokus forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe promovimin e investimeve në Kosovë.

Gjatë takimit, konsulli Berbatovci shprehu gatishmërinë për përkrahje të plotë nga Konsullata, me qëllim lehtësimin e komunikimit dhe lidhjeve ndërmjet bizneseve kosovare dhe investitorëve gjermanë.

Ai vuri në pah potencialin e madh që ofron tregu i Kosovës për investime dhe bashkëpunim afatgjatë.

Ky bashkëpunim pritet të bëhet edhe më i strukturuar pas themelimit të Komitetit Veprues Kosovë – Stuttgart, një iniciativë e përbashkët që do të shërbejë si platformë kryesore për koordinimin e aktiviteteve ekonomike ndërmjet dy vendeve.

Përmes këtij komiteti dhe angazhimit të drejtpërdrejtë të Konsullatës së Kosovës në Stuttgart dhe Odës Ekonomike të Kosovës, synohet ndërtimi i një ure të fuqishme bashkëpunimi, e cila do të ndikojë në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe në tërheqjen e investimeve strategjike për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me kërkesën e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, Forca e…