Komuna e Mitrovicës vazhdon aksionet për mbrojtjen e mjedisit
04 shkurt 2026
| 12:40
Në kuadër të përmbushjes së objektivit për Mitrovicën e pastër, të gjelbër dhe të përshtatshme për jetë, Komuna e Mitrovicës po vazhdon me intensitet aksionet për ruajtjen e mjedisit.
Kryetari i komunës, Faton Peci, së bashku me drejtorin për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, kanë vizituar nga afër pastrimin që po bëhej në kanalin e ujërave në Zhabar dhe largimi i deponisë ilegale të mbeturinave në afërsi të Zonës së Lirë Ekonomike.
“Për një Mitrovicë qytet të gjelbërt të pastër e funksional”, është shprehur kryetari Faton Peci.



