Ademi pa kundërkandidat, Duka: Fakti që asambleja po zhvillohet sipas statutit, tregon stabilitet institucional të FFK-së
Është mbledhur Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) e ku do të bëhet zgjedhja e presidentit të kësaj federate.
Agim Ademi është duke synuar edhe mandatin e tretë ku nuk asnjë kundërkandidat.
Ndonëse asnjë kandidat kundër, megjithatë, Armando Duka nga UEFA, ka thënë se vetë fakti që Asambleja po zhvillohet në përputhje me statutin, rregullat dhe procedurat demokratike, tregon stabilitet institucional të FFK-së.
“Keni për të bërë dhe zgjedhjen e presidentit tuaj, konfirmimin e komitetit ekzekutiv të zgjedhur nga shoqatat rajonale. Proceset zgjedhore janë gjithmonë momente themelore dhe të rëndësishme për çdo federatë, sepse ri konfirmojnë legjitimitetin, unitetin dhe përgjegjësinë e institucioneve futbollistike. Edhe pse ju sot keni një kandidat të vetëm, fakti që asambleja zhvillohet në përputhje me statutin, rregullat dhe procedurat demokratike është një tregues i rëndësishëm i stabilitetit institucional të FFK-së”, ka thënë Duka në fjalën e tij që ka pasur në Kuvendin e FFK-së.



