Vedat Muriqi në top 5-she për “Këpucën e Artë”

05 shkurt 2026 | 13:14

Gara për çmimin prestigjioz “Këpuca e Artë” evropiane po bëhet gjithnjë e më e fortë, me dy nga sulmuesit më të mirë në botë, Harry Kane dhe Kylian Mbappe, që vazhdojnë të ndajnë vendin e parë në renditje. Sulmuesi anglez i Bayern Munich dhe ylli francez i Real Madridit kanë grumbulluar nga 44 pikë secili, falë 22 golave të realizuar në kampionatet respektive.

Pas tyre renditet sulmuesi norvegjez i Manchester Cityt, Erling Haaland, i cili aktualisht ka 40 pikë dhe mbetet një pretendent serioz në garën për podiumin. Ndërkohë, vëmendje të veçantë po tërheq edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili po kalon një sezon shumë të mirë me Mallorcan dhe renditet në mesin e pesë golashënuesve më të mirë në Evropë, me 30 pikë.

Në listën e përditësuar, paraqitje të mirë po vazhdon të ketë edhe kapiteni i Interit, Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas ka arritur në kuotën e 13 golave dhe 26 pikëve, duke u renditur aktualisht në pozitën e 13-të dhe duke mbajtur ende gjallë shpresat për t’u afruar me kreun e renditjes. Çmimi “Këpuca e Artë” jepet mbi bazën e numrit të golave të shënuar gjatë sezonit, të shumëzuar me koeficientin e kampionatit përkatës sipas renditjes së UEFA-s. Golat e realizuar në pesë ligat më të forta evropiane – Angli, Itali, Spanjë, Gjermani dhe Francë – vlejnë nga 2 pikë, ndërsa golat në kampionatet e renditura nga vendi i gjashtë deri në të njëzetedytin vlejnë 1.5 pikë. Në ligat e tjera, çdo gol vlerësohet me 1 pikë.

Top 5-shja aktuale e renditjes për “Këpucën e Artë” evropiane:

Harry Kane (Bayern Munich) – 44 pikë

Kylian Mbappe (Real Madrid) – 44 pikë

Erling Haaland (Manchester City) – 40 pikë

Igor Thiago (Brentford) – 32 pikë

Vedat Muriqi (Mallorca) – 30 pikë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klima rreth Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite ka kaluar nga euforia…