STANË PJETËR GASHI BASHKË ME KRYETARIN E GJILANIT ALBAN HYSENIN NDEZIN FLAKEN E JANARIT 2025
Në Gjilanin e qëndresës, në tokën ku gjaku i dëshmorëve nuk është tharë e nuk dobtë thahet kurrë, Nëna e UÇK-së, Stane Pjetër Gashi, bashkë me Kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, ndezën Flakën e Janarit 2025!
Ndezja e Flakës së Janarit ishte akt madhështor, i cili jo vetëm si ceremonial, por edhe si akt ushtarak, do të mbetet në kujtesën kombëtare, shteterore e kulturore!
Flaka e Janarit u ndez me me gjakun e bijve të rënë dhe u vazhdua me betimin e luftëtarëve të UÇK-së, por edhe me lotin e Nënës që nuk u përkul kurrë para Serbisë pushtuese!
Dora e Nënës Stane që e mbajti pishën për ta ndezuar Flakën e Janarit, është dorë që ka gatuar bukë për ushtarë të UÇK-së, që ka përcjellë luftëtarë në luftë dhe që ka pritur Heronj e Dëshmorë nga pavdekësia!
Ndezja e Flakës së Janarit 2025, është edhe më madhështore, kur krah Saj qëndron Kryetari i Komunës së Gjilanit, përfaqësues i Shtetit për të cilin bijtë e Nënë Stanës luftuan me armë në dorë!
Ky bashkim i Nënës Stanë Gashi dhe Kryetarit Alban Hyseni, është front historik: Nëna dhe Shteti, gjaku dhe ligji, pushka dhe përgjegjësia shtetërore!
Ndezja e Flakë së Janarit 2025 mbetet HISTORIKE!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 8 Shkurt 2026!



