Memli Krasniqi: Liri për çlirimtarët
09 shkurt 2026
| 13:24
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë kërkoi, 180 vjet burim për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
Tashmë kur gjykimi po shkon drejt fundit, Krasniqi ka kërkuar drejtësi për të vërtetën dhe liri për çlirimtarët.
“Drejtësi për të vërtetën, liri për çlirimtarët, dinjitet për historinë e Kosovës. Historia nuk mund të rishkruhet.#UÇK”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.



