Karateistëve të Kosovës nuk u lejohen simbolet shtetërore në Kampionatin Evropian

10 shkurt 2026 | 08:40

Në Qipro po zhvillohet Kampionati Evropian i Karatesë për Kadetë, Junior dhe U21. Por karateistët e Kosovës janë detyruar të garojnë pa simbolet shtetërore të Republikës.

Nazmi Gashi, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Kosovës tha se në momentin që këto gara janë alokuar në Qipro, nga federata është dërguar ankesë në institucionet e Federatës Evropiane dhe Federatës së Qipros, transmeton Klankosova.

Ai tha se në vitin 2023 flamuri i Kosovës nuk ishte i vendosur në këto gara, andaj dhe paraprakisht kësaj radhe dërguan ankesë.

“’Nuk mundemi me leju sepse Qipro nuk e njeh Kosovën, dhe shteti ka vendosur që ju të garoni me flamurin e Federatës’. Normalisht që ne në vitin 2023 nuk kemi marrë pjesë në garë”, tha Gashi për arsyetimin e mosvendosjes së simboleve të Kosovës në këto gara.

Megjithatë, duket se federata po përballet me diskriminim të njëjtë edhe këtë vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar…