Ismet Munishi zyrtarizohet te Liria

10 shkurt 2026 | 09:41

Ismet Munishi edhe zyrtarisht është konfirmuar si trajner i ri i Lirisë. Pasi kanë shkarkuar trajnerin Liridon Leci, drejtuesit e skuadrës nga Prizreni kanë arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur, që ishte i papunë që kur ishte larguar nga Dukagjini i Klinës.

Vetëm dy rreshta i kanë mjaftuar klubit prizrenas për ta prezantuar njërin nga trajnerët më karizmatik. “Mirë se vjen, Ismet Munishi! FC Liria mirëpret trajnerin e ri të ekipit të parë. Munishi është një nga emrat më të njohur të futbollit kosovar”, ka njoftuar FC Liria.

Munishi, i cili kthehet në Ligën e Parë për të udhëhequr një ekip, pas Ferizajt dy vjet më parë, ai do të ketë detyrë të vështirë për ta kthyer klubin në Superligë. Aktualisht Liria është në vendin e gjashtë në tabelë me 36 pikë, pesë më pak se liderja e ligës, Vushtrria.

Testi i parë i Munishit me Lirinë, do të jetë përballja në kuadër të Kupës, të enjten, në udhëtim te Gjilani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit gjatë ditës së djeshme ka…